Insajderi
Insporti

Real Madridi vazhdon me interesimin për Alexander-Arnold

Insajderi
14 May 2024 - 09:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Real Madridi vazhdon me interesimin për Alexander-Arnold
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi duket se nuk ka humbur interesimin për Trent Alexander-Arnold.

Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” do të vazhdojnë të monitorojnë situatën e anglezit te Liverpoolit, duke marrë parasysh se kontrata e tij skadon në verën e vitit 2025, transmeton Express.

Deri tash nuk ka asnjë shenjë që ai do të rinovojë, duke mbetur e hapur mundësia që mbrojtësi i krahut të djathtë të largohet si lojtar i lirë vitin tjetër.

Nëse 25-vjeçari nuk përfundon duke rinovuar me Liverpoolin, atëherë do të jetë një mundësi që Real Madridi do ta shqyrtojë, pasi nënshkrimi pa paguar çmim me një lojtar të tillë padyshim se do të ishte diçka e madhe.

Real Madridi e ka bërë pjesë të strategjisë për të sjellë disa nga lojtarët më të mirë në Evropë si të lirë, duke filluar me David Alaba e Antonio Rudiger, teksa rrugës së njëjtë besohet të jetë edhe Kylian Mbappe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark