Insajderi
Sport

Reali, PSG-ja dhe Bodoe/Glimt e shohin veten më afër çerekfinales së Championsit

Insajderi
11 March 2026 - 23:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reali, PSG-ja dhe Bodoe/Glimt e shohin veten më afër çerekfinales së Championsit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Bodo/Glimt e shohin veten më afër çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” e fituan duelin kryesor të natës ndaj Manchester Cityt me epërsi të lartë.

Federico Valverde ka qenë hero i “Mbretërve” pasi realizoi “hat-trick” në pjesën e parë në atë që mund të konsiderohet si loja e tij më e mirë në karrierë.

Ndërkohë, kampionët aktualë të Evropës e mposhtën Chelsean po ashtu me epërsi të thellë, 5:2.

Bradley Barcola, Ousmane Dembele, Vitinha dhe Khvicha Kvaratskhelia dy herë, i shënuan golat e ekipit të Luis Enriques.

Kurse, golat për kampionët aktualë të botës i realizuan Malo Gusto dhe Enzo Fernandez.

E mrekullia e këtij kompeticioni e mposhti Sporting Lisbonën me rezultat të pastër, 3:0.

Golat për vendësit i shënuan Fet, Blomberf dhe Heigh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark