Këngëtarja shqiptarë u rikthye në skenën muzikore me këngën me tematikë dashurie.
“Dancing with the devil”, mban titullin kënga që ka lansuar Beatrix Ramosaj me videoklip.
Bashkëpunëtor në klipin e këngëtares ishte Eugen Bushpepa, ku dyshja realizuan skena të nxehta dhe u aludua për një lidhje dashurie.
E ftuar në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko kush luan”, Beatrix Ramosaj u pyet lidhur me këtë por ajo mohoi një gjë të tillë dhe tha se e ka mik shumë të mirë dhe e vlerëson pa masë.
Ndryshe, projekti “Dancing with the devil” u pëlqye mjaft shumë nga fansat e Beatrix Ramosaj.