20 autobusët qeveritarë mbërritën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në pjesën lindore të Alepos, për të transportuar luftëtarët rebelë që presin evakuimin nga zonat e luftimeve.
Mirëpo ky proces është duke vonuar, shkruan BBC.
Një nga zyrtarët e opozitës e ka fajësuar militatntët shiitë, aleatë të presidentit Bashar al-Assad.
Vëmendja e të gjithëve është nga marrëveshja e cila mendohet se do t’i japë fund më shumë se katër vjet luftimesh të ashpra në qytetin sirian. Edhe pse autobusët kanë mbërritur në zonën lindore të Alepos koha se kur do të evakuohen ata ende është e paqartë.
Ditën e martë, Rusia njoftoi se ndërhyrja ushtarake kishte përfunduar. Moska shtoi se trupat qeveritare kanë rivendosur kontrollin në zonat e fundit të mbajtura nga rebelët.
Rebelët morën goditjet finale dy javët e fundit, pas një ofensive të madhe të forcave qeveritare të mbështetura nga fuqia ajrore ruse.
Duket se Asadi e fitoi Alepon, qytetin e dytë më të madh në vend, por i mbetet punë e madhe për të marrë në duar gjithë Sirinë./Insajderi.com