Recetat natyrale që eliminojnë rrudhat rreth syve për katër ditë - Insajderi
×
LifeStyle

Recetat natyrale që eliminojnë rrudhat rreth syve për katër ditë

Insajderi
22 May 2020 - 10:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Femrat në mbarë botën ballafaqohen me një problem serioz, rrudhat dhe qeskat nën sy.

Ato përdorin kremra të ndryshme për lëkurën e cila me kalimin e moshës humb elasticitetin e saj.

Nuk mund të themi se këto kremra nuk kanë asnjë efekt, por sot do tu paraqesim disa truke që u ndihmojnë që të zhdukni rrudhat dhe qeskat e zeza nën sy për vetëm katër ditë.

Çaji

– Çaji me kafeinë njihet që nga paraardhësit tanë dhe është përdorur shumë nga modelet për largimin e qeskave nën sy. Vendosni dy bustina çaji në ujë të nxehtë, pastaj lërini të ftohen në frigorifer para se t’i vendosni në sytë tuaj. Pas pesë minutash sytë tuaj do të rifreskohen.

Avokado – Për shumë njerëz lodhja nënkupton edhe rrathë të zinj nën sy për shkak të të cilëve personi duket me i vjetër se zakonisht. Nëse nuk keni kohë për pushim, prisni një avokado dhe vendoseni në sy dhe shikoni rezultatet.

Lugët metalike – Merrni dy lugë metalike dhe vendosini në ujë të ftohtë për disa minuta. Pas kësaj vëni pjesën e poshtme të lugës nën sytë tuaj për 30 deri në 60 sekonda. Metali i ftohtë do të ringjallë sytë tuaj të lodhur dhe do tu jap energji.

Trangujt – Kur sytë tuaj të jenë skuqur dhe fryrë, prisni dy copa trangulli dhe vendosini për 30 minuta mbi sytë e mbyllur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark