Provojeni këtë sallatë të ngrohtë, të cilën mund ta përgatisni qoftë për drekë qoftë për darkë.
Përbërësit:
500 gr brokoli
sallatë e gjelbër
2 vezë të ziera
100 gr Fara luledielli
kripë dhe piper i zi
vaj ulliri
lëng limoni
Brokolin lajeni e prijeni. Ziejeni në ujë me kripë për disa minuta. Farat e lulediellit skuqini në tigan dhe hidhini mbi brokolin e kulluar. Vezët ziejini, prijini dhe vendosini mbi brokolin. Shtoni edhe sallatën e gjelbër të prerë. Kriposeni, piperoseni dhe spërkateni me vaj ulliri e disa pika limon. Ju bëftë mirë.