Tagliatelle me fileto pule është një recetë mjaft interesante, shumë e shijshme dhe receta e duhur e pasdites.
Për përgatitjen e kësaj recete ndjekeni hapat dhe masat e dhënë në këtë artikull.
Përbërësit:
500 gr tagliatelle, 500 gr fileto pule, 100 gr domate të thara, 1 tufë borzilok, 1 lugë kafeje piper i ëmbël i kuq, 100 gram djathë pecorino i grirë, 70 ml vaj Floil dhe 4 thelpinj hudhre.
Përgatitja:
Për përgatitjen e kësaj recete, në një tenxhere vendosim pastën të ziejë dhe në një tenxhere tjetër fillojmë me përgatitjen e salcës.
Vendosim në tenxhere qepën, hudhrat, fileton e pulës të prerë në kube, domatet e thara, dhe i skuqim për pak minuta.
Me pas vendosim domatet qershi, piperin e kuq, kripën dhe borzilokun.
Pasi të marrë shijen që në duam, vendosim pasten në salcë, djathin e grirë, pak vaj Floil dhe pak lëng nga makaronat e ziera nëse duhet.
Recetën e keni gati, e juaja mbetet me përgatitë dhe me shijua.