Insajderi
Lajme

Reduktim i ujit në Drenas për shkak të turbullirave në Ibër Lepenc

Insajderi
03 November 2025 - 18:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reduktim i ujit në Drenas për shkak të turbullirave në Ibër Lepenc
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A. ka njoftuar konsumatorët e komunës së Drenasit se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit pas punimeve teknike, po regjistrohen reduktime në furnizimin me ujë.

Kompania ka bërë të ditur se situata do të vazhdojë derisa turbullirat në kanal të ulen, duke siguruar konsumatorët se po punon për rikthimin e furnizimit normal.

“Njoftojmë konsumatorët të mbeten të njoftuar për zhvillimet e mëtejshme,” thuhet në komunikatën e ujësjellësit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark