×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Reduktimet me energji elektrike ndodhen për shkak të zgjedhjeve lokale”

    Insajderi
    09 January 2022 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka folur për krizën me energji elektrike më konkretisht për reduktime me të cilat u ballafaquan qytetarët e bizneset.

    Shala i ftuar në emisionin InDoks, e ka cilësuar si vendim politik, vendimin për reduktime me energji elektrike. Shkak sipas tij ishin zgjedhjet lokale.

    “Ky është vendim politik, arsyeja ka qenë për shkak të zgjedhjeve lokale, interesa që mos me u ndërpre remontet, faktikisht me ra blloqet për shkak të remonteve për shkak të zgjedhjeve lokale që do të duhej bëheshin janë planifiku në atë formë që pas zgjedhjeve lokale me u kry procesi i remonteve dhe këto qëndrimet politike kur ndërhyrjen në industri veçanërisht dhe në ekonomi pasojat janë të pa parashikueshme”, ka deklaruar Shala për InDoks prodhim i Gazetës Insajderi.

    Sipas tij vendimet politike po e dëmtojnë rëndë ekonomin e vendit.

    “Do të duhej të kryheshin remontet shumë më herët e asnjëherë nuk do të duhet planifikuar që në sezonin dimëror të planifikoheshin ose në pranverën e hershme. Jam thellësisht i bindur që kalkulimet kanë qenë mbi zgjedhjet lokale që të mos ketë efekte mbi këtë temë e që de facto rezultoi me efekte shumë më të rënda për ekonominë dhe për ekonominë familjare veçanërisht”, u shpreh ai.

    Shala ka kritikuar qeverinë Kurti për qasjen ndaj trajtimit të rastit me krizë energjetike.

    “Ne kemi thënë edhe këtu me kohë ofroni alternativa, nuk ka pasur, ofroni arsye nuk ka pasur arsye, ofroni një studim i cili ty të thotë që nuk ka kosto, nuk ka pasur. Pra, praktikisht ofroni qëndrim ndër regjional që keni biseduar me Shqipërinë, Maqedoninë me Greqinë që dojmë me refuzu pra gazin, ti po vjen deri në Shkup me ose pa ne, dhe te thuash në këtë kohë në prag të krizës globale se nuk dojmë resurse tjera, nuk dojmë alternativ diversitet energjetik është goxha pa aftësi, pa dituri e madhe kur ajo pjesë të vjen saktësisht një gaz i lëngët amerikan pra me një pjesë donacion dhe pastaj është mënyra jote e menaxhimit, organizimit e shpërndarjes e kapaciteteve krejt edhe në këtë relacion e kemi humbur një hap të madh”, tha Shala.

    Gjatë intervistës, deputeti i PDK-së përmendi edhe refuzimin e projektit për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, e cila planifikohej të ndërtohej nga Countor Global, kompani amerikane.

    “Nëse ne nuk e dojmë gazin, nuk e dojmë thëngjillin, nëse ne pajtohemi të gjithë që nuk kemi resurse ujore, nëse pajtohemi të gjithë se çka dojmë si do ta zhvillojmë ekonominë, cilët investitorë të mëdhenj të vinë sot në Kosovë me këtë problem kaq të madh energjetik që ka vendi, me këtë pa qartësi dhe me këtë zhurmë tepër të madhe politike duke akuzuar njëri-tjetrin, pra në esencë do të duhej ta kishim të qartë një vendimmarrje të kfjelltë, ne edhe atëherë kemi thënë që shumë shtrenjtë termocentrali, Countor Global por sot po na del tepër lirë, sepse planifikimi ka qenë diku rreth 86 deri 90 megavat po sot po e importojmë 250 deri në 400 megavat pra ndoshta është dukur dje gazi shtrenjtë por sot është shumë I lirë dhe prapë po dalim ne, luftë e madhe politke gjeo-strategjike po bëhet në shtetet më të zhvilluara evropian për gazin dhe po shtrihet gazi. Ndërsa neve jemi aq komod në vendimmarrje aq të papërgjegjshëm në raport me ekonomi dhe veprime strategjike sa që është për keqardhje”.

    Dokumentari i plotë: InDoks | Premtuesi i shpresës që riktheu terrin e pasluftës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark