×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Reduktimi i kolonave”, fillojnë punimet për rrugën e re që lidh Lakërishtën me Fushë-Kosovën

    Insajderi
    26 October 2023 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se do t’i redukojnë kolonat përmes krijimit të rrugës së re. Rama tregoi se i kanë filluar punimet për krijimin e rrugës së re e cila do të lidhë Lakërishtën me Fushë-Kosovën përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakërishtës.

    Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se krijimi i kësaj rruge do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Tirana” dhe “Bill Klinton”.

    “Filluam punimet në krijimin e rrugës së re e cila do të lidhë Lakërishtën me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakërishtës”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark