Marka e njohur amerikane Reebok, ka tallur presidentin Donald Trump për komplimentin të cilin i bëri zonjës së parë të Francës, në takimin e javës kaluar.
“Jeni në formë shumë të mirë.. E bukur”, përcjell Insajderi.
Reebok, për të ironizuar komentin e Trump ka bërë dhe publikuar një tabelë, duke treguar vetëm rastet e veçanta kur një person mund të thotë fjalinë e presidentit.
Reebok International ndau këtë listë tallje me 733,000 ndjekës, njofton Bloomberg.
Lista ironizuese nga kjo markë e sportit thotë se ekziston vetëm një rast i veçanet që mund të jepet ky koment, eh ai është “vetëm në rastet kur një lodër shumë të vjetër e keni gjetur në bodrumin e harruar të prindërve”, atëherë mund të thuhet “Jeni në formë shumë të mirë.. E bukur”./Insajderi.com