Insajderi
Insporti

Referi nga Portugalia cakton drejtësinë për duelin e Kosovës me Austrinë

Insajderi
04 October 2026 - 16:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Referi nga Portugalia cakton drejtësinë për duelin e Kosovës me Austrinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Portugezi Antonio Nobre do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen mes Kosovës dhe Austrisë, e cila zhvillohet sot (e diel) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja, e vlefshme për Grupin B3 të Ligës së Kombeve, nis në orën 18:00.

Nobre do të asistohet nga bashkëkombësit e tij Nelson Pereira dhe Paulo Bras, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Miguel Nogueira.

Në sistemin VAR do të jenë Andre Narciso dhe Fabio Oliveira Melo, po ashtu nga Portugalia.

Austria kryeson Grupin B3 me shtatë pikë, ndërsa Kosova renditet e dyta me katër pikë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark