×
  • Lajme
  • Lajme

    Refugjatët sirianë edhe më afër Shqipërisë

    Insajderi
    21 March 2016 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritete greke, zhvendosën mbrëmjen e së dielës grupe të mëdha të refugjatëve nga Porti i Elefsinës drejt qytetit verior grek të Janinës, në kufi me Shqipërinë

    Autobusët  mbanin  rreth 1.200 refugjatë  të cilët kishin zbarkuar në  ishujt e Egjeut dhe më pas ishin transportuar në Portin e Elefsina-s.

    Strehimorja  në ish-aeroportin ushtarak në  Janinë ishte përgatitur  këto ditë nga forcat ushtarake greke , por kushtet janë të ndryshme dhe të vështira. Kjo pasi ky kamp  në fushë të hapur  nuk ofron kushte  si qendra të tilla në Konicë dhe Pogon ku u vendosën këto ditë grupe më të vogla të refugjatëve, njofton noa.al.

    Refugjatët   janë pritur  nga përfaqësues të Bashkisë së Janinës, anëtarët e Kryqit të Kuq dhe  organizatat vullnetare, ekipe të ndihmës mjekësore dhe janë shoqëruar nën një mbikëqyrje të madhe policore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark