Refugjatja siriane dhe notarja olimpike Jusra Mardini e cila ka mbërritur në Gjermani pasi kaloi me not nga Turqia në Greqi, u emërua Ambasadore e Vullnetit të Mirë e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Në një fjalim të mbajtur në konferencën për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë Mardini ajo ka thënë se jam e nderuar që përfaqësoj refugjatët.
“Jam e nderuar të përfaqësoj refugjatët. Jetoj në Berlin. Angazhohem me fjalime për të shpjeguar historinë time. Bëj thirrje që të gjithë refugjatët të vazhdojnë nga aty ku kanë mbetur arsimin dhe jetën e tyre”.