Insajderi
Lajme

Refuzohet ankesa e Kurtit për gjobën prej 250 eurosh për refuzim të dëshmisë në Prokurori

Insajderi
18 April 2025 - 13:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Refuzohet ankesa e Kurtit për gjobën prej 250 eurosh për refuzim të dëshmisë në Prokurori
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prishtinë- kolegji shqyrtues i gjyqtarëve, ka refuzuar ankesën e Kryeministrit Albin Kurtit për gjobën prej 250 euro, e cila iu shqiptua për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore.

Kështu kanë bërë të ditur burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Qeverisë.

Lidhur me atë nëse kanë pranuar vendimin e Themelores dhe në rast se e kanë kryer pagesën e gjobës, “Betimi për Drejtësi” ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Më 2 prill 2025, kryeministri Kurti tha para gazetarëve se nuk duhet të mërziten kur ai dënohet ndonjëherë. Këtë deklarim, ai e bëri pasi u pyet për gjobën e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kishte urdhëruar Kurtin që të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit më 4 mars 2025, në ora 10:00, në PSRK.Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark