×
  • Lajme
  • Lajme

    Regjisori Plakolli pretendon se iu vodhën pikët e testit nga Këshilli Drejtues i TKK’së- Rastin ua adreson organeve të drejtësisë

    Insajderi
    06 February 2023 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambiciet e regjisorit, Sokol Plakolli për të qenë Udhëheqës Artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, janë bërë shkaktar që ai tash e sa kohë është në ”luftë’’ më Këshillin Drejtues të këtij institucioni.

    Dijellza Preniqi

    Plakolli, që u bë i njohur më shumë për publikun me protestën e tij para objektiti të Qeverisë së Kosovës, këtë betejë e ka filluar që në korrik të vitit 2021.

    Gjatë procesit të testimit për të zgjedhur personin e duhur për këtë pozitë, Plakolli kishte evidentuar disa situata, që i kishte cilësuar si të pa drejta e të cilat i kishte adresuar tek Komisioni për Zgjidhjen e Konteksteve dhe Ankesave në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Ndër të tjera në ankesën drejtuar Komisionit ai kishte cekur edhe pretendimet për poentim tendencioz të testiit të tij dhe vlerësim në mënyrë jo korrekte.

    Këto pretendime të tij, Komisioni i kishte cilësuar si të bazuara ndaj dhe në vendimin e marrë kishte obliguar Këshillin Drejtues të TKK-së të bëjë rivlerësimin e testeve të kandidatëve.

    Këshilli kishe vendosur që konkursi të anulohet dhe të mos bëhet rivlerësimi i testit në të cilin Plakolli pretendon se është vlerësuar me 15.6 pikë më pak nga që e ka merituar.

    Edhe pas ankesës në lidhje me vlerësimin e testit të dytë drejtuar Komisionit të Ankesave për Nënpunësit e Shërbimit Publik në MRKS, Këshilli Drejtues ishte obliguar të bëjë rivlerësimin e testit të Plakollit. Arsyetimi i Komisionit ishte se përgjigjjet e Plakollit në test Këshilli i kishte vlerësuar me më pak pikë se që duhej.

    Rreth një muaj më vonë ishte prap i njëjti Komision që për të njëjtat arsye, e kishte obliguar Këshillin që Plakollit të ia rivlerësoj testin.

    Hera e tretë ishte si një lloj “Deja vu” në këtë proces.

    Në lidhje me këto situata Plakolli për Insajderin ka deklaruar se ka ngritur kallëzim penal.

    “Është ngrit edhe kallëzim penal, që është adresuar si i bazuar nga ana e prokurorisë dhe është në shqyrtim e sipër. Në të janë të bashkëkangjitura edhe pikët e testimit të vitit 2022. Ku, ky Këshill na teston edhe përgjatë testimit haset në shkelje të rënda ligjore dhe vjedhje të pikëve’’, ka thënë ai.

    Për testin e mbajtur në tetor të vitit të kaluar ishte ngritur shumë ”pluhur”.

    Anëtarja e Këshillit, Gresa Pallaska kishte ngritur dyshime se pyetjet e testit i ishin dërguar paraprakisht, kandidatit tjetër Kushtrim Mehmeti. Këtë Plakolli e kishte përdorur si fakt në ankesën e tij drejtuar Komisionit.

    Edhe kësaj rradhe me arsyetimin se është bërë vlerësim jo korrekt, Plakolli e ka obliguar Këshillin të bëjë ri vlerësimin e kandidatëve.

    ” Me thënë më shkurt e shqip, dikush nga anëtarët e Këshillit Drejtues kandidatit Kushtrim Mehmeti ia ka bartur pyetjet një natë më parë. Fakti kryesor është se njëri ndër anëtarët e këshillit drejtues e ka lënë në gjysmë testimin duke vërtetuar ose aluduar se pyetjet e saj kanë qenë  të lehta dhe se i njejti nuk e ka ditë asnjërën prej tyre. Dërsa, pyetjet që janë shumë më të vëshira, për shembull pyetja “ Kush prej regjisorëve ka pasur më tepër ndikim në Teatrin Balinëz?”, i është përgjigjur, që është pyetje absurde’’, ka deklaruar ai.

    Kushtrim Mehmeti ka hedhur poshtë gjitha pretendimet e Plakollit. Ai për Insajderin, ka deklaruar se një gjë e tilë nuk qëndron.

    “Në tetor të vitit të kaluar ka ndodh testimi për herë të parë për të cilin dy kundërkandidatët kanë ngritur dyshimet se ka mujt me kanë i manipulun. Kjo edhe për shkak të pretendimeve të një anëtari të Këshillit që ka pasë dyshime. Pas ankesave të tyre është vendosur të shkohet në ritestim për të gjithë kandidatët. Në herë herën e dytë nuk pas më dyshime për vjedhje kështu prej asaj kemi kaluar në intervistë. Pas intervistës kam marrë pikët e mjaftueshme. Herën e parë kam marrë 67.51 pikë ndërsa herën e dytë kemi marrë 67.71 pikë. Vetë fakti që rezultati është kaq i ngjashëm besoj që edhe nja 20 herë me hi n’test n’qat rang kam me hi”, ka thënë ai.

    Mehmeti, bëri të ditur se javën e ardhshme do të fillojë të ushtroj pozitën e re, e cila për rreth katër vite ka qenë vetëm me ushtrues detyre.

    Ndryshe, regjisori Plakolli i cili ka 193 ditë që proteston, ka paralajmruar se rezistenca e tij nuk do të përfundojë me kaq.

    “Në  të njëjtën kohë  të gjitha dëshmitë e mija ligjore do t’i marrë dhe do t’i dërgoj në ambasada. Do të filloj edhe grevë/ protestë të re para prokurorisë dhe para gjykatës nëse ata nuk vlerësojnë drejtë. Do të kërkojë azil artistik në cilindo shtet që më jep azil artistik. Kjo pasi të njëjtit kandidat katër herë i shkelet e drejta në një konkurs publik dhe katër herë rradhazi është i njejti komision që ia vjedh pikët duke bërë keqpërdorime në konkurs’’, ka përfunduar Plakolli. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark