Regjisorja e famshme ndjek ligjërisht konkurentin e Për’puthen - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Regjisorja e famshme ndjek ligjërisht konkurentin e Për’puthen

    Insajderi
    06 October 2021 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bruno Shemsho është një ndër djemte më të spikatur gjatë ketij edicioni të tretë në Përputhen për të rinj.

    Ai është 26 vjec, lindur dhe rritur në Delvinë, por aktualisht jeton në Tiranë.

    Prej vitesh merret me modeling dhe deri më tani është shfaqur si një djalë mjaft i matur në emision, ku ka bërë edhe disa takime.

    Megjithatë, Kryefjala.com zbulon se Bruno përpara se të futej në Përputhen dëshironte të merrte pjesë në një tjetër spektakël televiziv të ngjashëm me atë të Përputhen. Mësohet se ai ka firmosur një kontratë për të qenë pjesmarrës në emisionin “Love Story”, të prezantuar nga Alketa Vejsiu.

    Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se pasi të gjitha marrëveshjet ishin ezauruar dhe ishte rënë dakord që Bruno të bëhej pjesë e këtij produksioni në RTV Klan, nën autoresinë e Vera Grabockës, papritur ai “dezerton” per t’iu bashkuar Përputhen 3 duke “tradhëtuar” në këtë menyrë kontratën me Vera Grabockën.

    Fakti që një firmë është hedhur mbi një fletëmarreveshje të tille bën që Vera Grabockës t’i lindë e drejta për të hedhur në gjyq konkurrentin e Përputhen dhe për t’i shkuar deri në fund kesaj çështje, pasi mosrespektimi i një kontratë te tillë, sidomos të firmosur nga vetë personi, rëndon në penalitete ligjore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark