Regjistrohen deputetët e rinj të PDK-së, në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Regjistrohen deputetët e rinj të PDK-së, në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Kosovës

    Insajderi
    11 April 2025 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kuvendin e Kosovës sot janë regjistruar deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Deputetët e rinj të PDK-së sot u regjistruan bashkë me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi.

    Pas regjistrimit që patën në Kuvend, kreu i kësaj partie deklaroi se Kosova ka nevojë për institucione të reja.

    Krasniqi tha se veprimet e PDK-së do të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

    “PDK-ja do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe parimet demokratike”, deklaroi Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark