Reichel: Mungesën e liberalizimit adresojeni te ata që e bllokuan demarkacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reichel: Mungesën e liberalizimit adresojeni te ata që e bllokuan demarkacionin

    Insajderi
    08 December 2016 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, ka thënë se nuk është për t’u habitur pse Kosova nuk ishte e përfshirë në vendimin e BE-së bashkë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave.

    Në një postim të llogarinë e tij në facebook, ai u është drejtuar qytetarëve të Kosovës, duke u thënë se ratifikimi i marrëveshjes është kusht për vizat, dhe këtë kusht Kosova nuk e ka përmbushur.

    “Të dashur miq kosovare: ju mund të keni dëgjuar lajmin për Ukrainën dhe Gjeorgjinë afrimit me liberalizimin e vizave. Pse është Kosova nuk përfshihet? Ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi ka qenë gjithmonë një parakusht, dhe Kosova nuk ka përmbushur atë”, ka shkruar ai.

    Ish-ambasadori gjerman ka thënë se ky “dështim” duhet t’i adresohet atyre që e kanë bllokuar ratifikimin e demarkacionit.

    “Folni me ata që kanë bllokuar këtë vendim, pavarësisht se të gjithë ekspertët ndërkombëtarë konfirmuan se marrëveshja është në rregull”, ka shkruar ai./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark