Të shtunën në orët e mbrëmjes në Prishtinë, është raportuar për dhunë në familje ku ankuesi mashkull shqiptar shtetas i Kosovës, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e djalit edhe nipi i tij.
Pas lëndimeve viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.