Reka: Në Maqedoni mungon elita politike kombëtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reka: Në Maqedoni mungon elita politike kombëtare

    Insajderi
    11 December 2016 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka, ka thënë se përçarja e shqiptarëve në Maqedoni është pasojë e mungesës së elitës politike kombëtare. Ai po ashtu ka thënë se nuk pret që do të ndryshojë gjendja atje as pas zgjedhjeve që mbahen sot.

    Kosova dhe Shqipëria, sipas tij, më shumë kanë bërë tifozeri për subjektet politike shqiptare në Maqedoni, sesa që janë përkujdesur për shqiptarët në atë shtet.

    Ai gjithashtu ka thënë se shqiptarët në Maqedoni demografikisht kanë rëndësi të madhe, por se nuk kanë fuqi politike, shkruan Zëri.

    Reka ka bërë një krahasim me serbët që jetojnë në Kosovës, duke thënë se këta të fundit, megjithëse përbëjnë më pak se 5 për qind të popullsisë së Kosovës, kanë fuqi më të madhe sesa shqiptarët në Maqedoni që përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë së atij vendi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark