Këngëatari, Elvis Qollopeku i njohur si Mc Qoppa ka akuzuar rëndë dy zyrtarë policor.
Në një intervistë për Insajderin ai ka treguar momentin kur i është konifskuar patentë shoferi në Prizren nga Policia e Kosovës.
Sipas tij njëri nga zyrtarët policor i ka thënë “Po të gjobis për inati”.
Ndërsa zyrtari tjetër sipas Mc Qoppës ka shpërndarë dënimin e tij në rrjetin social Snapchat.
Përpos këtyre ai ka pretenduar se ata e kanë ofenduar në mënyra të ndryshme.
Lidhur me këtë çështje në një përgjigje me shkrim për Insajderin Insepktoriati Policor ka thënë se është rekomanduar hetim disiplonor për policiët të cilët kanë dënuar Mc Qoppa’ën.
“Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju konfirmon se ka pranuar ankesën në fjalë. E njëjta në mungesë të elementeve të veprës penale është përcjellë për hetim disiplinor/administrativ në Policinë e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Inspektoriatit Policor për Insajderin.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: