×
  • Lajme
  • Lajme

    Rekord i infektimeve të reja në Serbi, për 24 orë 5.613 të infektuar dhe 27 të vdekur

    Insajderi
    19 November 2020 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit, 5.613 persona janë infektuar me koronavirus në Serbi, gjë që është numri  më i lart që nga fillimi i pandemisë.

    Në të njëjtën periudhë, 27 vetë vdiqën prej gjithsej 1,081, sa është numri i përgjithshëm i viktimave, njofton Ministria e Shëndetësisë, transmeton Tanjug.

    182 persona janë në respiratorë.

    Në 24 orët e fundit u testuan 18.040 persona prej gjithsej 1.555.000 që plotësuan kriteret për përcaktimin e çështjes.

    Që nga fillimi i pandemisë në Serbi, janë sëmurë 19.988 njerëz nga COVID-19, ndërsa 1.081 njerëz kanë vdekur.

    Aktualisht, janë 5.317 pacientë në trajtim spitalor.

    Epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave, Predrag Kon, deklaroi se sistemi shëndetësor i Serbisë është në prag të kolapsit dhe u bëri apel të gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve, të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark