×
  • Lajme
  • Lajme

    Rektori i Universitetit të Pejës intervistohet në Polici, ai jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    23 May 2024 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rektori i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” në Pejë, Armand Krasniqi është intervistuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Krimeve Ekonomike.

    Ai është intervistuar gjatë ditës së djeshme, por nuk dha arsyet se për çka.

    Këtë për Insajderin e konfirmoi vet Krasniqi, duke theksuar se hetimet nuk kanë të bëjnë me kohën sa ai mbanë postin e rektorit në këtë universitet.

    “Po, është e vërtetë që dje, datë 22.05.2024, kam dhënë dëshminë time në cilësinë e Rektorit aktual të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Për informimin tuaj hetimet janë duke i zhvilluar Prokuroria Themelore në Pejë”, tha Krasniqi.

    I pyetur se në çfarë cilësie është intervistuar si dëshmitar apo i dyshuar, ai tha “Unë nuk jam intervistuar as si dëshmitar dhe as si i dyshuar, por jam ftuar si Rektor i Universitetit aktual, pasi që hetimet nuk kanë të bëjnë me kohën sa jam unë Rektor, poashtu as në cilësinë e dëshmitarit, pasi që për kohën kur po bëhen hetimet unë nuk kam qenë i angazhuar në Universitetin “Haxhi Zeka”.

    Për shkak se mund të ndikojë në hetim, ai nuk ka përgjigje se për çka u intervistua.

    “…nuk mund të jap më shumë informacion, pasi që nuk dua të paragjykoj dhe në asnjë formë të ndikoj në mbarëvajtjen e hetimeve”, përfundoi rektori.

    Armand Krasniqi mbanë postin e rektorit të Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” nga viti 2021.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark