Sot u bë e ditur se tashmë do të lejohet afati i nëntorit dhe prillit në Universitetin e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur Parlamenti Studentor, i cili njoftoi se në bashkëpunim me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, ka arritur një marrëveshje në dobi të studentëve të UP-së.
Mirëpo, lidhur me këtë vendim si duket , rektori Arben Hajrullahu ka shkelur statusin e këtij institucioni.
Në statustin e UP, neni 116 thuhet se “Provimet për studimet bachelor dhe master mbahen gjatë afatit të provimeve të vendosura nga njësia akademike në periudhën e dimrit (janarit), prnaverës (qershorit) dhe vjeshtës (shtatorit).
Nuk përmenden askund dy afatet nëntor dhe prill.

Sipas njoftimit, të sotëm ky vendim synon të garantojë barazi dhe qasje të njëjtë për të gjithë studentët, pavarësisht fakultetit ku ndjekin studimet.
“Me kërkesën e Parlamentit Studentor, është aprovuar faza dyvjeçare e tranzicionit për afatet e rivlerësimit (Nëntor/Prill). Pas miratimit në Senatin e Universitetit, këto afate do të aplikohen në të gjitha njësitë akademike të UP-së gjatë kësaj periudhe tranzitore. Parlamenti Studentor ka falënderuar Rektorin e UP-së, prof. Arben Hajrullahu, si dhe prorektorët Adem Beha dhe Majlinda Zhitija Gjelaj, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të kërkesave studentore. Po ashtu, një falënderim i veçantë u është drejtuar edhe të gjitha organizatave studentore që kontribuan në këtë proces. Parlamenti Studentor ka theksuar se do të vazhdojë të jetë zë i kërkesave të të gjithë studentëve të Universitetit të Prishtinës, pa dallime”, shkruhet në njoftimin e tyre.
Arrihet marrëveshja, në UP do të ketë afat të nëntorit dhe prillit – Insajderi