I pari i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka marrë vendim që t’ia “shkëpusë” kontratën e punës kryeministrit të vendit Isa Mustafa, i cili punonte edhe si profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik të UP-së.
Këtë vendim rektori e ka marrë për shkak se kryeministri i vendit më 15 maj i ka mbushur 65 vjet, duke e arritur kështu edhe moshën e pensionimit, çka më nuk mund të jetë pjesë e Universitetit të Prishtinës.
Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda universitetit më të madh publik në vend, njofton Insajderi.
Sipas dokumentit të siguruar nga Gazetablic,e ka plotësuar moshën për pensionim dhe me këtë rast do të dalë në pension.
Sipas ligjit në fuqi, të gjithë ata që arrijnë moshën 65 vjeçare, pensionohen në mënyrë automatike. /Insajderi.com