Modeli Captur vërtet se vlerësohet si vetura më e dashur në Kosovë sepse për shumicën mbetet më e mira, duke ofruar çdo gjë – nga bukuria e dizajnit, rehatia e enterierit e deri tek performanca e jashtëzakonshme dhe teknologjia e avancuar!
Modeli Captur 2020 ka arritur ta tregojë dominancën qysh në fillim, duke shfaqur interesim të jashtëzakonshëm te klientët të cilët menjëherë kanë filluar ta blejnë këtë model të Renault-it.
Me karakteristikat e veçanta që i posedon në performancë, teknologji e dizajn, Captur 2020 është duke marrë vëmendje të jashtëzakonshme.
Kjo ka ndikuar që shumë njerëz ta marrin këtë veturë tek distributori i autorizuar, Auto Mita.
Info tjera për këtë veturë:
• Mund ta testoni për vozitje tek Auto Mita
• Ka një çmim fillestar prej vetëm 14,990 eurove
• Auto Mita po ashtu ofron mundësi të ndryshme financimi
• Është ndër veturat më të preferuara në Evropë