Insajderi
Botë

Rënia në sondazhe shtyn Melonin të mendojë për zgjedhje të hershme

Insajderi
23 June 2026 - 17:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rënia në sondazhe shtyn Melonin të mendojë për zgjedhje të hershme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni po shqyrton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme që në prill të vitit 2027, disa muaj përpara afatit ligjor që përfundon në fund të atij viti.

Sipas burimeve të cituara nga Bloomberg, Meloni druhet se mbështetja e saj në opinionin publik mund të bjerë sa më shumë të vonohet procesi zgjedhor. Një tjetër shqetësim është se një qeveri e re e dalë nga zgjedhjet e vona do të kishte pak kohë për të miratuar buxhetin e shtetit brenda afateve të përcaktuara.

Ideja thuhet se është diskutuar edhe me zyrën e presidentit italian Sergio Mattarella, i cili ka kompetencën për të shpërndarë parlamentin dhe për të shpallur zgjedhje të reja.

Meloni përballet me sfida politike që prej humbjes së referendumit për reformën në drejtësi në muajin mars, një zhvillim që çoi edhe në largimin e tre zyrtarëve të qeverisë së saj. Ndërkohë, partia e ekstremit të djathtë “National Future” ka fituar terren në sondazhe, duke e akuzuar kryeministren se po ndjek politika tepër centriste.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark