×
  • Lajme
  • Lajme

    Rënie e numrit të krimeve në rajonin e Prishtinës

    Insajderi
    08 March 2016 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rajonin e Prishtinës gjatë vitit 2015 ka pasur më pak krime se sa në vitin 2014, ndërsa është rritur numri i aksidenteve.

    Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për aktivitetet policore në rajonin e Prishtinës gjatë vitit të kaluar.

    Sipas kësaj analize, veprat penale kundër jetës dhe trupit kanë shënuar një rënie prej 5.9 për qind.

    “Gjatë kësaj periudhe analizuese kemi pasur  6 vrasje ,numër më i vogël për dy raste, pasi që në 2014 janë raportuar 8 vrasje. Sa i përket Tentim vrasjeve për vitin 2015 kemi pasur 44 raste  ndërsa përgjatë periudhës së njëjtë të vitit 2014 kemi pasur 63 raste, pra kemi  19  tentim vrasje më pak, ose një rënie prej 30.16%”, thuhet në raport.

    Rënie ka pësuar edhe numri i vetëvrasjeve: derisa në vitin 2015 janë shënuar katër raste krahasuar me nëntë që kanë ndodhur në një vit paraprak.

    Një rënie të theksuar kemi pasur edhe te veprat kundër Integritetit Seksual. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur 5 raste dhunimi  ndërsa në periudhën e njëjtë të  vitit  2014 janë shënuar   11 raste.  Gjithashtu konstatohet se për 19.40%, janë në rënie edhe krimet kundër pasurisë. Në vitin 2015 janë raportuar 6’408 vepra penale kundër pasurisë, ndërsa  7’950 vepra penale kundër pasurisë i kemi pasur të evidentuara në të njëjtën periudhë analizuese të vitit 2014, thuhet në raport.

    “Edhe rastet e vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda kanë qenë në ulje gjatë kësaj periudhe.  Përgjatë kësaj periudhe analizuese kemi pasur 2.149 vjedhje krahasuar me 2’863  raste sa kemi pasur gjatë vitit 2014”.

    Por, në raport thuhet se numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar ngritje.

    “Në këtë periudhë janë evidentuar 8’537  aksidente trafiku , kurse ne vitin 2014 janë raportuar 7.371 aksidente trafiku , pra kemi një ngritje prej 15.82%”, thuhet në raport.

    Sipas raportit, Për këtë periudhë analizuese janë evidencuar nga policia 19.324 raste, nga të cilat janë  hetuar, zbuluar dhe dërguar në gjykatë 68.06 % e tyre, janë goditur dhjetëra grupe e rrjete kriminale, dhe janë arrestuar 1.950 persona të dyshuar për vepra të ndryshme.

    Rajoni i Prishtinës përfshinë shtatë komuna me rreth 300 fshatra./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark