×
  • Sport
  • Sport

    Rennes refuzon ofertën e Barcelonës për Dembelen

    Insajderi
    14 March 2016 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi francez Rennes ka refuzuar 35 milion euro nga gjiganti spanjoll Barcelona, për talentin e saj Ousmane Dembele.
    Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Barcelona ka marrë një goditje nga klubi francez Rennes, e cila nuk duket e gatshme të heqë dorë nga mesfushori i talentuar, njofton France Football.

    Talenti francez po shkëlqen me Rennesin në Ligue 1, derisa ka zgjuar edhe interesimin e Bayern Munichut dhe Manchester Cityt.

    Në 17 paraqitje në këtë sezon në Ligue 1, Dembele ka shënuar 9 gola me skuadrën franceze që prej debutimit në nëntor të vitit të kaluar. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark