Reperi Don Xhoni ofendon rëndë policin që ushtroi dhunë ndaj 18-vjeçarit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Reperi Don Xhoni ofendon rëndë policin që ushtroi dhunë ndaj 18-vjeçarit

    Insajderi
    30 January 2021 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i paprecedentë ka pushtuar mbrëmjen e së premtes mediat shqiptare.

    Bëhet fjalë për një video, e cila shfaq një polic duke ushtruar dhunë ndaj një 18-vjeçari, teksa vazhdimisht e xhiron atë me telefon.

    Ngjarja e cila ka ndodhur në vitin 2018, ka shokuar të gjithë me të parë mënyrën se si polici e shfrytëzon autoritetin e tij, vetëm e vetëm për të ushtruar dhunë ndaj të riut.

    Reagime të ashpra lidhur me këtë rast ka edhe nga figurat publike, e njëri ndër ta është edhe rpeeri Don Xhon.

    Ky i fundit publikoi në InstaStory një pamje të videos, duke reaguar me kritika dhe sharje ndaj policit në fjalë, të cilit njëherësh i ka dërguar edhe një porosi.

    “Sinte mi keni kapur tre havera të mahallës duke u munduar ta mbajnë familjen e vet. Kur erdha i pash me duar lidhur, më zuri toka. Respekt për Policinë e Kosovës, por çdo polic që ushtron dhunë vetëm pse mundet shkaku i pozitës nuk sillet si njeri pa marr parasysh shkakun. Ja q***a familjen nuk po flas për krejt po vetëm për individ që e njollosin uniformën e shtetit. Gjithashtu e përshëndes njërin prej tyre që e sheh këtë storje, e di që gjithmonë e ka pasur ëndërr të më arrestojë e s’ka mundur kurrë. Të fala ke e robt t’i q***a”, ka shkruar në InstaStory reperi i hitit “Kokaina”.

    Foto: Don Xhon/InstaStory

    Ndërkohë edhe në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta lidhur me rastin në fjalë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark