Lil Nas X ja doli sërish të bëhet viral në internet, por si kësaj here do thoni ju?
Përmes një seti fotografik që për pak, dashje-padashje i shtangu të gjithë. Njoftimin për publikimin e albumit të ri, zgjodhi ta bënte përmes fotove ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur, në dukje në pritje të ëmbël.
Pse bëri pikërisht këtë zgjedhje?
Gjatë një interviste për People, Lil Nas X shpjegoi se frymëzimin për setin e veçantë fotografik e bëri teksa dëgjonte Megan Thee Stallion dhe kaq ishte! Për reperin albumi i ri është “bebja” e tij dhe ekoja tregon fillimin e diçkaje të re, prandaj gjithçka mungonte ishte një set fotografik shtatzënie.
Sigurisht, interneti ka rezervat e tij dhe Lil Nas mendoi të “zhdukej” sa më parë nga kjo energji e keqe.
“Po dal offline, gjithë kjo energji e keqe s’i bën mirë fare bebit tim.”- shkruan në Twitter reperi, pasi për herë të dytë në një mënyrë a një tjetër ia doli të marrë vëmendjen që kërkonte.