Reperi i njohur shqiptar me famë botërore, Gashi, nuk harron asnjëherë rrënjët nga vjen.
Në pothuajse secilën paraqitje të tij, reperi ka deklaruar se është krenar që është shqiptar dhe këtë gjë vazhdon ta bëjë ende.
Së fundi, ai koleksionit të tatuazheve të shumta që ka në trup ia shtoi edhe një, këtë herë është me motive kombëtare.
Gashi ka gdhendur në trup shqiponjën dykrenare, ndërsa tatuazhin e tregoi me anë të një videoje në InstaStory.
Reperi aktualisht është duke e shijuar suksesin e albumit të ri, i cili përmban edhe bashkëpunime me emra të njohur.
“Lost Kings” titullohet kënga e fundit e Gashit, në duet me Ty Dolla $ign.