×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    Reperi kosovar tregon se me kë ishte “Strella” para se të ndodhte vrasja në Ferizaj

    Insajderi
    30 May 2022 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas vrasjes që ndodhi mbrëmjen e së premtes ku mbeti i vrarë 30 vjeçari Gazmend Hyseni, pati reagime të shumta.

    Reperë të njohur të estradës reaguan e komentuan mbi ngjarjen, e një ndër ta së fundmi ishte dhe reperi kosovar Ensar Elshani i njohur si “Fuego”,shkruan Gazeta Insajderi.

    Në një bashkëbisedim me aktorin kosovar, Zeqir Zullufi në rrjetin social “TikTok”, Elshani tregoi se para se të ndodhte rasti, “Strella” kishte qenë së bashku me reperin, Fero.

    “Ky Strella, se e kena shok të përbashkët, tani mbrëmë ma kish çu kerrin e tina, tani kur e morra vesh kah ora 1 i natës, mendova mos janë edhe bashkë valla, tani mirë mu lajmërua edhe Fera, se të keqën nuk ia dua kërkujna kur vjen deri puna deri qaty, po jo ish kon Strella, Strella vet, vet kish ndodh rasti”, tha fillimisht Fuego.

    Aktori kosovar, Zullufi e pyt se a është e vërtet që  “Strella” ia ka djegur veturën Butës? reperi nuk ka dashur të flas në lidhje me këtë.

    “S’po kom qejf bre brud me fol valla, qata po thom mos, po kanë pas qeto ferrka qeto sene po pa marr parasysh”, thotë reperi.

    @hiphopshqip_shqiphop #fero #ferofera #fyp #fypシ #viral #strella #noizy #donxhoni #gjeneza #fuego #shokbesprema #thikmasshpinedostit #tayna ♬ original sound – hiphopshqip_shqiphop

    Në bashkëbisedim e sipër, në një video të publikuar në “TikTok”dëgjohet reperi duke treguar që ata ishin shokë, por që kanë pasur probleme.

    “Shok janë kanë, kanë pas probleme mes veti, ja kanë nis ferrka të vogla edhe qe ku erdh puna te plumbi. Po shoku nuk gjuhet plumb o brud, duhet me pas njeri zemër pak, duhet me pas fytyrë pak”.

    @hiphopshqip_shqiphop #fero #ferofera #fyp #fypシ #viral #strella #noizy #donxhoni #gjeneza #fuego #shokbesprema #thikmasshpinedostit #tayna #vinz #marin #dhezmotrentaqifsha ♬ original sound – hiphopshqip_shqiphop

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark