Reperi Mozzik tregon se a është single pas ndarjes nga Loredana - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Reperi Mozzik tregon se a është single pas ndarjes nga Loredana

    Insajderi
    05 September 2021 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ribashkimi i dyshes Mozzik-Loredana ishte lajmi më i bukur për ndjekësit e tyre. Pas thashethemeve se reperja kishte nisur lidhje me reperin Zuna me të cilin u shoqërua shumë pas ndarjes dhe këngës “Dhelpër dinake” të Mozzik u duk se mes dyshes nuk do të kishte më ribashkim, por ja që ata treguan se ishin për njëri-tjetrin dhe u lidhën sërish. Pooor sërish u ndanë!

    Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana ka konfirmuar ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik duke u shprehur se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.

    Loredana zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, ata kanë përgatitur një album dhe do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.

    “Disa prej jush e keni vënë re se mes meje dhe Mozzit ka pasur probleme. Ne jemi të dy kokëfortë që s’bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte aq intensive saqë të dy e kuptuam se mund të qeshim së bashku për 10 orë në ditë, por nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Megjithatë, jam shumë e lumtur që arritëm ta bëjmë këtë album.

    Mozz dhe unë do të qëndrojmë në kontakt. Ai më bëri dhuratën më të mirë të jetës sime. Faleminderit për mbështetjen tuaj, kënga jonë e re “Mit Mir” dhe albumi më 24 shtator. Faleminderit gjithashtu të gjithëve që na mbështesni të dy gjatë kësaj kohe”-shkruan Loredana.

    Por si reagon Mozzik kur e pyesin a je “single”?!

    E zbuloi vetë reperi thënë me shaka: “Jam Album!” (Referuar fjalës “single” një këngë teke, ndërsa albumi mban disa “single” brenda)

    Epo referuar situatës është “fiks” si batutë, pasi të gjithë mezi presim albumin e ri të Lor-Mozz!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark