Fero ka nisur një tjetër front të nxehtë në ditët e fundit.
“Rrëmuja” që krijoi me deklaratën e blerjes së klikimeve ka mbërritur deri në Gjermani.
Pas videos së Feros ka reaguar Capital Bra, reperi me të cilin Fero ka një bashkëpunim vitin e kaluar.
Ky i fundit është ndjerë i ‘goditur’ nga deklarata për blerjen e klikimeve duke potencuar se nuk e bën një gjë të tillë.
Capital Bra e ka interpretuar deklaratën e Feros si tentativë për vëmendje pasi “nuk i eci kënga”. Mes tjerash, reperi gjerman në Instagram ka përmendur edhe një borxh.
Sipas Capital Bra, Fero i ka 80 mijë euro borxh menaxhmentit të tij me gjasë referuar bashkëpunimit të vitit të kaluar.
Nuk ka munguar një përgjigje nga Fero i cili e ka ofenduar edhe më keq reperin e njohur gjerman.