Reperi shqiptar në një film me De Niron e Al Pacinon - Insajderi
×
Kulturë

Reperi shqiptar në një film me De Niron e Al Pacinon

Insajderi
24 January 2018 - 19:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reperi amerikan me prejardhje shqiptare, Action Bronson, i është bashkuar ekipit të filmit të ardhshëm “The Irishman”.

I bazuar në librin “I Hear You Paint Houses” të Charles Brandt, ky film bashkon yjet e mëdha Robert De Niro dhe Al Pacino.

Roli i shqiptarit në këtë film akoma nuk është i qartë, por reperi së fundmi ndau një fotografi me De Niron edhe për fansat e tij në Instagram, shkruan Billboard.

Bronson është reper i njohur në SHBA. Albumi i tij “Blue Chips 7000” doli në top 25 të top-listës së Billboardit në zhanrin rap. Ai është i njohur edhe për emisionin e kuzhinës “The Untitled Action Bronson Show”. Libri i tij për gatim ishte i nënti në listën e bestsellerëve të New York Times.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark