Reperja më e përforlu e momentit inçizohet duke bërë lëvizje provokuese nën ritmet e muzikës shqipe.
Bebe Rexha ka postuar një video të reperes Doja Cat, e cila shihet duke vallëzuar në një atmosferë shumë të mirë ku po qëndronin artistet.
E në atmosferën që kanë krijuar duket se ka kontribuar vetë Bebe, e cila i ka lëshuar muzikë shqipe ekipit të madh që po punon bashkë në projektin e dyshes, shkruan Gazeta Expres.
Ndërsa në një moment reperja Doja Cat, e njohur për super hitin e saj ‘Say So‘, shihet duke u shkundur e tundur me muzikë popullore shqipe, duke e përzier kërcimin modern me muzikon tonë tradicionale.
Këtë video madje po e shpërndajnë edhe faqe të mëdha të showbizit nëpër botë.
Doja Cat dhe Bebe Rexha po përgatitin videoklipin e bashkëpunimit të tyre të parë, këngës me titull ‘Baby I’m Jealous’, që del të këtë të premte.