Shumica e repereve të suksesshëm në Kosovë nëpërmes intervistave të shumta janë shprehur se të gjitha lidhshmëritë e fjalëve nëpër tekstet e këngëve i bëjnë duke u inspiruar e duke lexuar libra.
Edhe Tayna shpeshherë ka thënë se i pëlqen librat dhe kurdo që ka kohë të lirë ajo e shftytëzon për të lexuar, por librat e saj të preferuar mbesin ata psikologjik sepse sipas saj ata janë libra që të ndihmojnë për jetën dhe se ato të largojnë nga stresi.
Ajo është edhe shumë motivuese sepse nëpër shumë intervista u ka bërë thirrje edhe të rinjëve që mos të dorëzohen asnjëherë duke ndjekur ëndrrën e tyre sepse gjithçka mund të arrihet, vetem duhet punë dhe përkushim .Kujtojme se Tayna është fytra më e dashur në show biz si për muzikën e saj ashtu edhe për disa këngët motivuese, që të rinjët i ka bërë ta duan shumë atë.