Aktori i njohur në gjendje të rëndë shëndetësore - Insajderi
×
Kulturë

Aktori i njohur në gjendje të rëndë shëndetësore

Insajderi
28 March 2019 - 14:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Aktori i dashur për publikun, Reshat Arbana, mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve për “newsbomb.al”, Arbana është shtruar ditën e djeshme me urgjencë në pavionin e Kardiologjisë në spitalin “Nënë Tereza”.

Gjendja e tij shëndetësore mendohet se është përkeqësuar për shkak të një sëmundjeje ishemike të zemrës, e quajtur “Angina Pectoris”. Deri më tani nuk ka informacione për gjendjen e aktorit 85-vjeçar.

Kujtojmë se Reshat Arbana është një nga aktorët më popullor të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark