Insajderi
Lajme

Reshje dëbore dhe rënie temperaturash në ditët në vijim

Insajderi
26 November 2025 - 22:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reshje dëbore dhe rënie temperaturash në ditët në vijim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reshjet e shiut që përfshinë vendin gjatë natës kanë vazhduar edhe në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërsa paradite pritet të pushojnë.

Moti mbetet i vranët dhe i ftohtë, me temperatura që zbresin në 1°C deri 4°C. Në pjesët lindore dhe qendrore pasditja sjell reshje dëbore, ndërsa në zonat më të ulëta të Dukagjinit ato pritet të jenë të përziera me shi. Era fryn nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 5–11 m/s.

Të premten në mëngjes reshjet e borës vazhdojnë, duke krijuar shtresë edhe në zonat e ulëta, me temperatura nga –1°C deri në 2°C. Borë parashihet të ketë sërish të shtunën gjatë natës.

Fundjava mbetet kryesisht me vranësira, ndërsa të dielën ato fillojnë të shpërndahen. Të hënën moti mbetet me shumë vranësira, por temperaturat rriten deri në 8–9°C dhe era ndryshon drejtim në jug dhe juglindje


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark