Vërshimet i marrin jetën një personi në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vërshimet i marrin jetën një personi në Gjakovë

    Insajderi
    07 March 2016 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 76 vjeçar nga fshati Dol i komunës së Gjakovës ka ndërruar jetë pasi që ra në përroin e fshatit.

    Viktima ka humbur jetën  derisa ishte duke kaluar përroin ku si pasojë e reshjeve të shiut në këtë përrua është rritur intensiteti i ujit.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës, ku në një komunikatë për media thekson se pas rreth një orë e gjysmë kërkimi me njësitet emergjente  kanë hasur në trupin e pajetë të viktimës J.T i moshës 76 vjeçare.

    “Për këtë rast janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura, ndërsa në konsultim me prokurorin e shtetit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve”, thuhet në një komunikatë për media.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark