×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshjet e shiut rrisin nivelet e lumenjve në Maqedoninë Veriore

    Insajderi
    10 January 2021 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reshjet e vazhdueshme të shiut që kanë kapluar rajonin dhe kështu edhe shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut kanë rritur dukshëm nivelin e lumenjve.

    Edhe pse deri më tani nuk është raportuar për përmbytje të sipërfaqeve të mëdha bujqësore apo objekteve, përpos një fermë në një fshat të Manastirit dhe një sipërfaqe të vogël tokë bujqësore, nga Qendra për Menaxhim me Kriza nga ky shtet informojnë se ekziston frika se diçka e tillë mund të ndodhë, duke qenë se moti më shi do të jetë edhe ditët në vazhdim.

    Gjendja paraqitet më delikate tek lumenjtë në pjesën perëndimorë të vendit, andaj nga Qendra për Menaxhim me Kriza apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjet pranë lumenjve, përrenjve apo burimeve të tjera ujore.

    Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe druve të rrëzuar nga shiu i ngrirë, për disa herë u bllokua rruga Gostivar – Mavrovë.

    Moti i paqëndrueshëm do të mbizotërojë në Maqedoninë e Veriut edhe gjatë ditëve në vazhdim, ndërsa nga dita e martë do të ketë ulje të temperaturave.

    Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit të shoqëruara me mjegull dhe shi, sot qendra për ski në Kodrën e Diellit nuk do të funksionojë, informojnë nga Qendra për Skijim në Kodrën e Diellit./alsat/kp/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark