
Hoteli kryesor në zonën e Spilles, “Resort Blumare”, do të marrë pjesë në edicionin e radhës të panairit të turizmit “Kosova 2025”, që do të mbahet më 10 dhe 11 prill në Prishtina Mall.
Për dy ditë me radhë, vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me ofertat më të mira të pushimeve për sezonin veror – të sjella nga Resort Blumare me çmimin më të mirë vetëm për ditët e panairit.
Gjatë panairit, të gjithë klientët që vizitojnë në stendën e Blumare Resort, duke tërhequr kuponin do të përfitojnë 15% ULJE për rezervimet e tyre për sezonin turistik 2025.
Pjesëmarrja e Bluemare Resort në këtë panair vjen si dëshmi e përkushtimit të saj për të sjellë cilësi dhe inovacion në fushën e turizmit, duke ofruar përvoja unike për udhëtarët nga Kosova dhe më gjerë.
Blumare Resort ofron një vendndodhje të shkëlqyer në zonën më të lakmuar të Spilles, të rrethuar nga linjat e pemëve të mbrojtura nga UNESCO, dhoma të rehatshme / elegante dhe suita të gjitha me pamje mahnitëse nga deti, një plazh privat, pishinë të hapur, restorant dhe bare.
Blumare Resort është vend i përkryer për një qëndrim të paharrueshëm në Shqipëri.
Mos e humbisni këtë mundësi! Vizitoni stendën e Blumare Resort dhe sigurohuni për pushimet tuaja perfekte me çmimin më të mirë!