Reuters: BE mund ta shtyjë liberalizimin e vizave për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reuters: BE mund ta shtyjë liberalizimin e vizave për Kosovën

    Insajderi
    01 June 2016 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën që të lehtësojnë rregullat e udhëtimit për Gjeorgjinë dhe Turqinë, përderisa për Ukraina dhe Kosova duhet të presin, pasi parashihet të ketë vonesa si pasojë e frikës për emigrantë, raporton Reuters duke iu referuar një burimi brend BE-së në Bruksel.

    BE-ja siç raporton Reuters, është duke e bërë më të lehtë, pezullimin e udhëtimit pa viza përpara se t’i jap liberalizim të vizave shumë shteteve, posaçërisht Turqisë, ndihma e së cilës lidhet direkt me krizën e refugjatëve.

    “Ne nuk duam që ta ndalim të gjithë procesin. Ne vetëm duam që të jemi më të kujdesshëm”, citohet të ketë thënë një diplomat i cili të mërkurën ka kundërshtuar liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë, raporton Insajderi.

    Sipas Reuters, Kosova përpos krizës së refugjatëve mund të pengohet edhe nga fakti se 5 shtete te BE-së, Greqia, Rumania, Qipro, Spanja dhe Sllovakia ( e cila e merr presidencën e BE-së në korrik) nuk e njohin pavarësinë e shtetit të ri.

    “Ndërsa Spanja nuk i njeh as dokumentet që lëshon Kosova. Kjo sipas fjalëve të zyrtarit në Bruksel, krijon një ‘paqartësi juridike’ pasi askush nuk e di se çfarë do të ndodhë me një qytetar të Kosovës nëse tenton të hyjë në BE nëpërmjet Spanjës”, shkruan Reuters, raporton Insajderi.

    Reuters ka cituar edhe ambasadoren e Kosovës në Bruksel, Mimoza Ahmetaj sipas së cilës kosovarët kanë pritje të larta nga BE-së dhe se besueshmëria e këtij institucioni është në rrezik.

    “Në qoftë se ku është proces teknik, kjo është ajo çfarë ne kemi bërë, kemi përmbushur kriteret që na janë dhënë. Kosova nuk mund ta kërcënojë tërë Evropën”, citohet të ketë thënë Ahmetaj.  /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark