×
  • Lajme
  • Lajme

    Revista Forbes vlerëson restorantin “Romerino” të shqiptarit në Nju-Jork

    Insajderi
    01 October 2022 - 13:58

    Revista Fobres shkruan se pikërisht në kohë pandemie, sipërmarrësi shqiptar në New York. Sammy V. Gashi hapi në San Marino “Soho dhe Antica Ristorante në Stone Street dhe një restorant tjetër i quajtur Queens.

    “Edhe në kohët më të mira, hapja e një restoranti në qendër të Manhatanit, veçanërisht një restorant i rafinuar me emrin e një kryeministri italian Ramerino, do të dukej një rrezik i lartë, megjithatë, pas 25 vjetësh në biznes, Gashi e ka dëshmuar veten. Madje ai është një tjetër nga ata emigrantë shqiptarë për të cilët Amerika ishte vërtet një vend i mundësive”, shkruan prestigjiozja amerikane për sipërnarrësin shqiptar.

    Thjesht, duke kopjuar sukseset e tij të tjera, Gashi mund të kishte përfituar nga një koncept i provuar, por “Ramerino” nuk duket aspak si restorantet e tjera të tij. Dhe ndërsa të gjitha shërbejnë ushqime tradicionale italiane, ato gjithashtu ndryshojnë nga “Ramerino”. Shefi ekzekutiv Vilfredo Hodai, një toskan që ka punuar në La Giostra në Firence, shton shumë nga prekjet e tij në një menu tradicionale.

    Artikulli mban emrin e John Mariani, një prej gazetarëve më të njohur njujorkez në fushën e kulinarisë dhe industrisë së turizmit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark