×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rexhaj: Nagip Krasniqi nuk është anëtar i Vetëvendosjes

    Insajderi
    19 April 2023 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në emisionin Politiko në Kanal 10 ka folur rreth arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, ai ka hedhur poshtë pretendimet që po qarkullojnë në opinion se ky i fundit ka lidhje me partinë në pushtet.

    Rexhaj ka thënë se Krasniqi nuk është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe se drejtësia do ta thotë fjalën e vetë.

    “Personin të cilin që e përmendet ju si anëtar të VV-së unë e kam pasur në Komision hetimor dhe e kam intervistuar vetë, por nuk është anëtar i VV-së. Mos të keqkuptohet se nuk është formë e distancimit nga ai, por është një e pavërtetë. Pra personi që është arrestuar sot, ku në ditët në vazhdim drejtësia do ta thotë fjalën e vetë, mirëpo nuk është i Vetëvendosjes. Vetë e kam intervsituar në Komision hetimor.”, ka thënë Rexhaj.

    Deputeti i pozitës, ka akuzuar të tjerët se këtë rast po e shfrytëzojnë për ta bërë opozitën, duke e ndërlidhur këtë rast me atë të ambasadorit Berishaj.

    “Kjo nuk lidhet asgjë me VV-në. E pash një llloj tendence me lidh rastin e Martin Berishajt me këtë personin, pas tendencë me përafrimin e rasteve të dyjave. Por realisht dikush duhet ta bëj opozitën këtu qoftë edhe duke ngritur edhe gjëra të pa qënura.”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark