Insajderi
Insporti

Rexhbeçaj flet pas transferimit në ekipin e ri

Insajderi
22 April 2026 - 16:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rexhbeçaj flet pas transferimit në ekipin e ri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Elvis Rexhbeçaj do të largohet përfundimisht nga FC Augsburg në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund kështu një eksperience katërvjeçare me klubin gjerman.

Përfaqësuesi kosovar do të rikthehet te VfL Wolfsburg, me të cilin ka nënshkruar sot kontratë deri në qershor të vitit 2030. Ai do t’i bashkohet ekipit nga sezoni i ardhshëm.

Futbollisti i rritur në Gjermani është shprehur i lumtur për rikthimin te “ujqërit”, një klub me të cilin ka lidhje të forta emocionale pasi është produkt i akademisë së tij.

“Rikthimi në Wolfsburg do të jetë diçka shumë e veçantë për mua. Jam rritur këtu dhe e kam nisur karrierën time në Bundesliga te VfL. Do t’u jem gjithmonë mirënjohës për këtë. Prandaj, kur u hap përsëri dera këtu, u bë menjëherë e qartë për mua se doja ta bëja këtë hap. Por një gjë është gjithashtu e qartë: deri në javën e fundit të kampionatit, do të jap gjithçka për Augsburgun”, u shpreh mesfushori për faqen zyrtare të Wolfsburgut.

Rexhbeçaj iu bashkua akademisë së të rinjve të Wolfsburgut në verën e vitit 2010, në moshën 12-vjeçare, duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë, ku arriti përmes skuadrës U-23.

Ai debutoi në Bundesliga më 28 janar 2018, në një fitore 1-0 si mysafir ndaj Hannover 96.

Në total, ai regjistroi 28 paraqitje në Bundesliga me Wolfsburgun. Për të fituar më shumë përvojë në elitë, Rexhbeçaj u huazua te 1. FC Köln dhe VfL Bochum.

Më pas ai u transferua te Augsburgu, ku u konsolidua si një profesionist i pjekur në Bundesligë.

Deri më tani, Rexhbeçaj numëron 212 paraqitje në Bundesliga dhe 16 ndeshje me Kombëtaren e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark