Insajderi
Zgjedhjet 2026

Rexhep Kadriu falënderon qytetarët për mbështetjen gjatë fushatës zgjedhore

Insajderi
27 December 2025 - 22:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rexhep Kadriu falënderon qytetarët për mbështetjen gjatë fushatës zgjedhore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërmarrësi nga Gjilani, Rexhep Kadriu, u është drejtuar qytetarëve me një video-mesazh, përmes së cilit ka shprehur falënderimin e tij për respektin dhe dashurinë e treguar gjatë fushatës zgjedhore.

Ai ka falënderuar qytetarët e Gjilanit, Anamoravës dhe mbarë Kosovës për pritjen dhe përkrahjen e dhënë, duke theksuar se fushata, ndonëse e shkurtër në kohë, ka qenë e pasur në përmbajtje.

“Të dashur qytetarë të Gjilanit, Anamoravës dhe të gjithë Kosovës, faleminderit për pritjen, respektin dhe dashurinë që ma dhatë gjatë kësaj fushate të jashtëzakonshme. Edhe pse e shkurtër në kohë, kjo fushatë ishte e madhe në përmbajtje. Ishte dinamike, e gjallë dhe plot takime të sinqerta. Pata mundësinë të takoj shumë prej jush, të dëgjoj hallet tuaja dhe të flasim hapur për problemet reale dhe projektet që i mungojnë rajonit tonë. Prandaj, sot ju them 52 herë faleminderit”, ka deklaruar Kadriu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark