Rexhep Selimi e quan skizofren Isa Mustafën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Selimi e quan skizofren Isa Mustafën

    Insajderi
    20 December 2016 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi nuk ka nguruar ta quajë skizofren kryeministrin e vendit, Isa Mustafa.

    Selimi këto komente i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, duke komentuar pikërisht postimet e kryeministrit Mustafa nëpër rrjetet sociale.

    “Mirë tash, a të merrem me skizofreninë e kryeministrit? Ky është qëndrim skizofren. Nuk e kuptoj, deri atje ka arritur ai me këto postime publike, nganjëherë i shkruan, nganjëherë i shlyen”, tha Selimi.

    Selimi foli edhe për seancën e sotme ku u debatua për vdekjen e Astrit Deharit, për të cilën tha se nuk ishte séance që kërkuan mbi 23 mijë nënshkrues të peticionit, si dhe rekomandimet e dala nuk janë obliguese për qeverinë.

    Madje, ai akuzon subjektin e tij politik, PDK-në, se është munduar të tërheq diagonale mes vdekjes së Astritit dhe atyre që janë vrarë për ISIS-in.

    Selimi tha se pushteti po mundohet ta vonojë triumfin e Vetëvendosjes, duke tentuar edhe ta nxjerr nga skena politike. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark